19 Mars 2024

Humbin jetën tre persona dhe lëndohen katër të tjerë në aksident komunikacioni

Pejë, 20 shkurt - Policia e Kosovës për rajonin e Pejes mbrëm rreth rreth orës 23:00 në rrugën Istog-Pejë, gjegjësisht në fshatin Baicë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e tre personave dhe lëndimin e katër të tjerëve.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të tipit BMW dhe VOLVO me targa të regjistrimit vendor.

Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetase të Kosovës, dy prej të cilave kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe katër (4) persona shtetas të Kosovës, të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK-Prishtinë, meqë e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës BMW ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Baicë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet veturën VOLVO në pjesën ballore i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë- Istog.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)