04 Gusht 2020

Haziri ngushëllon familjen e personit nga Gjilani që ndërroi jetë nga COVID-19

Gjilan, 14 korrik – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e A.L. (64 vjeçar) nga Cernica, i cili sot ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar pozitiv nga COVID-19.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’ju qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta paralandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19, Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)