25 Prill 2024

Haxhiu kërkon largimin e kreut të AKI-së Florin Krasniqi

Prishtinë, 13 prill - Deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi, anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje....
 
Ai tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.

“Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike.

Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.

Ndërkaq Krasniqi menjëherë ka mohuar deklaratën e Haxhiut, se ai ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)