29 Mars 2024

Hapet një zyrë e Policisë në stacionin e autobusëve në Pejë

Pejë, 6 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Pejë, në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë ‘Policimi në Bashkësi’, me datën 5 nëntor 2019, ka hapur një zyrë në hapësirën e stacionit të autobusëve në Pejë.

Në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Pejë, sipas orarit fleksibil dhe këta policë do të jenë aty, me qëllim të parandalimit të incidenteve, bashkëpunimit me qytetarë dhe ofrimit të sigurisë.

Dihet se hapësira e stacionit të autobusëve është e frekuentuar nga numër i madh i qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ku në të kaluarën ka pasur edhe incidente të ndryshme në mes të rinjve.

Njëkohësisht dëshirojmë të falënderojmë edhe menaxhmentin e stacionit të autobusëve për përkrahjen e tyre.

Po ashtu i ftojmë qytetarët që për secilin rast të lajmërojnë dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)