28 Mars 2024

Hapet konkursi për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 rezervë të FSK-së

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Mbrojtjes sot shpallë të hapur konkursin për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë  dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit për aplikim nga mosha 18 - 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës. Konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023.

Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)