01 Qershor 2020

Gutierrez Thaçi e Vuçiçi po tentojnë të tensionojnë veriun për interesa të tyre

Prishtinë, 5 prill - Duke kërkuar përmbajtje nga mediat në Kosovë nga intensifikimi i tensioneve në veri, në kohë krize, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq se po tentojnë të nxisin tensione për interesa të tyre.

“Duket qartë që disa politikanë, duke nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përdorin krizën me koronavirus për të nxitur tensione politike e sociale në interes të tyre. Ftojmë gazetarët të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojnë në interes të publikut”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez.

Në një reagim të EFJ-së thuhet se “karantina në qytetin e Mitrovicës Veriore ka rezultuar në mbulim të papërshtatshëm dhe joetik nga mediat”.

Aty përmenden “deklarimet dhe pyetjet provokative nga një gazetare e RTK-së gjatë raportimit direkt nga Mitrovica e Veriut të shtunën e që nxitën një valë reagimesh në Kosovë” dhe “portali “Sinjali”, pronë e avokatit Besnik Berisha (këshilltar politik i ish-kryeministrit), që krijoi polemika duke publikuar emrat, adresat dhe datat e lindjes së 210 qytetarëve, shumicë serbë dhe romë, që ishin në karantinën në Mitrovicën e Veriut dhe qytete tjera. Pas reagimeve nga publiku dhe Asociacioni i Gazetarëve Serbë në Kosovë, “Sinjali” mbuloi informatat personale të këtyre qytetarëve”.

Misioni i OSCE-së në Kosovë ka kërkuar nga mediat të respektojnë privatësinë e pacientëve dhe në asnjë mënyrë të mos zbulojnë identitetet e të prekurve.

Të enjten dy komunat në veri, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Zveçanit, janë futur në karantinë me vendim të Shtabeve të Krizave të themeluara në këto dy komuna. Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit duke mos lejuar qytetarët të dilnin në pjesën veriore.

Teksa Qeveria e Kosovës thoshte se gjithçka është nën kontroll dhe çdo veprim është në koordinim me institucionet përgjegjëse, presidenti Hashim Thaçi e cilësoi të papranueshme këtë situatë dhe tha se po bëhet për shkak të neglizhencës së Qeverisë në detyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)