25 Prill 2024

GLPS shpalos të gjeturat e analizës për “Veteranët e rrejshëm“

Prishtinë, 8 shkurt - Drejtësia Sot, platformë e krijuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media që do të mbahet me temë "Si po trajtohet rasti i “Veteranët e rrejshëm” nga institucionet e sistemit të drejtësisë - Një reflektim mbi procesin e deritanishëm”.

Në rastin e njohur si rasti i “Veteranëve të rrejshëm” janë të përfshirë akterë institucional të cilët gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë pasur statusin e luftëtarit dhe gjatë pasluftës kanë mbajtur dhe mbajnë pozita të ndryshme institucionale e politike në vend.

Pos faktit që persona të tillë janë të akuzuarit në këtë rast, prokurori i parë i cili po i hetonte të njejtit, u dorëhoq nga pozita e tij me pretendimin se akterë të lartë institucional kanë tentuar të ndërhyjnë në hetimet e zhvilluara nga ai.

Një lajm i tillë i ka dhënë jehonë dhe më të madhe këtij rasti. Rrjedhimisht, ky rast përcillet me vëmendje të madhe nga shumë akterë vendor e ndërkombëtarë të cilët vlerësojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Veteranët e rrejshëm“.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë në trajtimin e rastit në fjalë.

Për më tepër, kjo analizë ka qëllim të bëjë identifikimin e shkeljeve dhe gabimeve procedurale dhe profesionale të shkaktuara nga instituconet në fjalë të cilat po e përcjellin këtë rast në vazhdimësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)