19 Prill 2024

GLPS shpalos mangësitë e prokurorisë dhe gjykatave në trajtimin e 'Prontos'

Prishtinë, 9 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit "Pronto" - Një reflektim mbi procesin në tërësi”.

Rasti i ashtuquajtur “Pronto”, shkaktoi shqetësim të madh në publik për shkak se, për herë të parë në RKS, përmes mediave janë zbuluar dhe publikuar veprimet dhe metodat e punësimit të disa individëve nëpër pozita shtetërore, nga ndërhyrjet partiake të funksionarëve të lartë publik e partiak.

Për probleme të tilla, për një kohë të gjatë kanë alarmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile.

Ndërsa me datën 3 janar 2020, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit nga ana e Prokurorisë në këtë rast duke mos ndëshkuar një praktikë të tillë të dëmshme për çdo proces shtetndërtimi dhe integrimi.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Pronto“.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rastit në fjalë.

Për më tepër, kjo analizë ka qëllim të bëjë identifikimin e shkeljeve dhe gabimeve procedurale dhe profesionale të shkaktuara nga instituconet në fjalë të cilat dërguan në përfundimin e rastit me aktgjykim lirues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)