25 Prill 2024

GLPS shpalos efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Prishtinë, 27 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media që do të mbahet sot me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do të shpalos të gjetura nga botimi i pestë i indeksit të performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK – Edicioni 5).

Ky raport do të paraqes trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve, duke pasqyruar mendimet e tyre në lidhje me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimamarrje e deri te vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2019, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasiteti dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë. 

Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK),  është mekanizëm monitorimi i hartuar për vlerësimin e punës së institucioneve me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë.

Përgjatë viteve, RoLPIK ka ofruar të dhëna mbi përceptimet e qytetarëve mbi këto institucione si dhe të dhëna strukturore mbi punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)