28 Mars 2024

Gjyqtari Mustaf Tahiri zgjedhet kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 27 shtator - Mustaf Tahiri është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj me mandate pesë (5) vjeçar, pas votimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të datë 27.09.20121 i cili nga nëntë (9) vota të anëtarëve të KGJK-së, ka marr gjashtë (6) vota për. Për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj, z.Tahiri ishte në garë bashkë me katër (4) gjyqtar të tjerë të kësaj gjykate. Mandati i kryetarit Mustafa fllon nga 1 tetor 2021.

Biografia e kryetarit të zgjedhur z.Tahiri:

Mustaf Tahiri aktualisht është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2012. Nga 01.02.2008 e deri më 31.01.2009 ka kryer praktikën gjyqësore në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga 01.07.2009 e deri me 31.12.2010, ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Gjykatën Komunale në Viti. Nga janari 2011 e deri me 31.12.2012 ka punuar si referent i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga maji 2013 deri në maj të 2015, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Prej dhjetor 2013 deri me prill 2015 ka ndjekur Programin për Trajnim Fillestar për Gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Më 19 maj 2015 është emëruar  gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal. Gjyqtari Tahiri, me vendim të KGJK-së nga fillimi i muajit maj 2018, është transferuar përkohësisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda deri më 24 prill 2019. Nga kjo datë Tahiri është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)