29 Mars 2024

Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet për nesër

Prishtinë, 15 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është shtyrë gjykimi i Albin Kurtit deri më 16 prill në orën 9:30.

Kjo për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi Policia e Kosovës nuk ka mundur ta zbatojë urdhër-arrestin e lëshuar dje nga gjykatësi kryesues.  Po ashtu, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, Avni Gjakova ka refuzuar të vazhdojë që t’i ndihmojë Albin Kurtit dhe është larguar nga gjykata, me çka e ka shkelur detyrën e tij zyrtare.

Gjykatësi kryesues ka vendosur që për mbrojtjen e Albin Kurtit ta caktojë një avokat tjetër sipas detyrës zyrtare, Musa Dragusha.

Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale; pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë. Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.

Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)