19 Prill 2024

Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet deri më 28 prill

Prishtinë, 19 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë deri më 28 prill. 

Në seancën e stome i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi Policia e Kosovës edhe një herë nuk ka arritur ta zbatojë urdhër-arrestin e lëshuar të premten nga gjykatësi kryesues. 

Po ashtu, avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk u paraqitën në gjykatë, me çka edhe një herë e kanë shkelur detyrën e tyre zyrtare.

Të metat që janë duke u dalë në pah gjatë këtij gjykimi, fatkeqësisht i tregojnë dobësitë e vazhdueshme të cilat duhet të adresohen në kuadër të institucioneve vendase të sundimit të ligjit, ashtu që Kosova t’i arrijë standardet evropiane.

Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale: pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë.

Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.

Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)