08 Maj 2024

Gjykatësi Çarls Smith III zgjedhet nënkryetar i ri i Gjykatës Speciale

Hagë, 1 maj - Dje dhe pardje është mbajt Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Plenarja e cila zakonisht mbahet në Hagë me praninë fizike të gjykatësve, këtë u vit u mbajt përmes video konferencës për shkak të pandemisë së COVID-19.

Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa.
 
Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32 (4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij.
 
Kryetare Ekaterina Trendafilova  i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.  
 
Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit.

Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores  së Procedurës dhe të Provave (Rregullorja).

Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive.

Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)