29 Mars 2024

Gjykatat shkelin më së shpeshti të drejtat e njeriut

Prishtinë, 25 dhjetor - Avokati i popullit, Hilmi Jashari ka thënë se gjykatat janë shkelëset më të mëdha të të drejtave të njeriut.

"Mbi bazën e informatave raportin që kemi publikuar deri më tani, kryesisht është gjykata, shkelësi kryesor për gjykim të drejtë për një afat të caktuar kohor, shkelje e të drejtave të njeriut kjo dhe e dyta institucionet e administratës për shkak të heshtjes administrative, kur bëhet kërkesë nga ana e qytetarëve për një kërkesë që mund të jetë në interes të realizimit qoftë para komunave apo para institucioneve qendrore."

"Këto dyja prijnë në listën tonë të institucioneve që konsiderohen mbi bazën e shkeljeve që kemi konstatuar dhe rekomandimi që kemi adresuar për këto institucione", ka theksuar Jashari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se situata e të drejtave të njeriut në Kosovë, bazuar në ankesat që i pranon institucioni i Avokatit të Popullit, është jo e mirë.​

"Situata e të drejtave të njeriut në vend, bazuar në ankesat që i pranojmë ne, është jo e mirë ose jo e kënaqshme do ta quaja, për vet faktin që identifikohen probleme sistematike në tri shtyllat e shtetit, duke filluar nga sistemi legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, të cilat vuajnë nga pasojat sistematike në vetë sistemin", ka theksuar ai.

Jashari ka ngritur si shqetësim sidomos gjendjen në sistemin e drejtësisë.

Aktualisht në Kosovë, numri i lëndëve në procedim është rreth 200 mijë, derisa kohëzgjatja e lëndëve gjyqësore, sipas Jasharit, kalon afatin minimal 5 vjeçar, çka sipas tij, është në kundërshtim me çdo standard.

 

/Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)