26 Prill 2024

Gjykatat në Kosovë kanë dështuar në adresimin e krimeve

Prishtinë, 16 prill - Kuvendi i Kosovës ka miratuar 48 rezoluta, por asnjëra ndër to nuk dënon krimet serbe në Kosovë.

Edhe përkundër nismave për një rezolutë e tillë ato kanë dështuar. Njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri tha se kjo është neglizhuar për shkak të pazareve politike.

Ndryshe Kuvendi të hënën ka nisur përpjekjen e radhës duke ka formuar një komision ad hoc, i cili do të hartojë një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

“Kosova ka nevojë të nxjerr një dokument me të cilin e dënon veprimin e Serbisë për gjenocidin e saj në Kosovë”.

Kështu deklaroi analisti Ramush Tahiri për Radio Kosovën, duke folur për nevojën e një rezolute të tillë, në kohën kur autoritetet serbe po mohojnë krimet në Kosovë.  Tahiri gjithashtu e quajti neglizhencë këtë cështje, nga autoritetet në vend:

"Pse nuk po e bën deri tani Kuvendi I Kosovës duke nxjerr çfardo rezoluta tjera, duket që janë pazare politike, por duket ndonjëherë që I dëgjojnë edhe mendimet e ndërkombëtarëve që të mos tensionohet gjendja derisa të bëhet marrëveshja dhe të mos shkëputen lidhjet që Kosova, ani që ka drejt të merr pjesë në bisedime pa parakushte dhe në marrëveshje për normalizim atëherë të parashihet edhe një lloj “fatëkeqësisht” që po thojnë një lloj amnestie për të ardhmën edhe parashihet marrëveshje gjithëpërfshirëse ku do të adresosheshin edhe krimet e luftës", tha ai.

Tahiri tha se gjykatat në Kosovë kanë dështuar në adresimin e krimeve:

"Unë e shoh në Kosovë si gabim që gjykatat tona p.sh në rastin e dhunimit personin që femra e njeh e kanë liru edhe ik nga Kosova në vend që ti adresojnë të gjitha krimet, dokumentetet janë në Kosovë, dëshmitarët janë, ani që kanë kaluar 20 vjet dhe që Kosova jasht politikës gjykatat punojnë në adresimin e krimeve dhe këta dështuan që kur nuk janë këtu kriminelët, ky është parim i përgjithshëm gjykohen në mungesë , Kroacia po i gjykon në mungesë, Bosnja gjithashtu, Serbia po i gjykon në mungesë. Serbia e ka të dënuar Hashim Thaçi në mungesë me 7 vjet, e Kosova nuk po e bën këtë punë. Pse nuk po e bën nuk kemi ende të ndershëm  politikisht por edhe nuk e dojmë shtetin ashtu sic duhet me dasht, por e shohim si interes personal, grupor edhe partiak", tha ai.

Për këtë është pyetur edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O’conell, i cili tha se nuk i takon atij të gjykojë a duhet të ketë apo jo një rezolutë të tillë, por tha se për këtë temë, roli i prokurorëve është i rëndësishëm:

"Ne krejt e dijmë  çfarë ka ndodh para 20 vitesh, nuk ka njeri të sinqertë që nuk dinë çfarë ka ndodh. çdo viktimë qoftë shqiptarë, romë, turk, apo serb ka të drejtë për drejtësi. Për viktimat në përgjithësi në Kosovë -shqiptarë, ata që kanë kryer krimet, supozohet se janë në Serbi ose jashtë juridiksionit të Kosovës, dikush tjetër duhet të tregoj përgjegjësinë për këto. Edhe ata duhet të marrin masa, por në Kosovë ka mundësi, që prokurorët e Kosovës që të marrin masa kundër tyre që jetojnë në Kosovë, mund të jenë serb, mund të jenë shqiptarë, por le të marrin masa aty ku është e mundshme. Le t’i tregoj Kosova botës që Kosova është gati që të dënojë çdo krim qoftë në luftë, qoftë paslufte", tha ai.

Sidoqoftë tashmë Kuvendi me propozim të Nismës Social Demokrate, formoi komisionin ad-hoc për hartim e një rezolutë lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kryetari I Kuvendit Kadri Veseli tha se përmes kësaj rezolute synohet të shkohet në Këshill të Evropës, Parlament Evropian dhe të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)