28 Janar 2020

Gjykata Themelorë në Ferizaj, merr çmimin Gjykata më Transparente në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor - Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht kryetari i kësaj Gjykate Bashkim Hyseni, ka pranuar çmimin Gjykata më Transparente në Kosovë - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të aktgjykimeve, e ndarë gjatë konferencës për transparencën e Gjyqësorit e cila po organizohet nga BIRN dhe lëvizja FOL, me mbështetjen e programit të USAID – JSSP.

Kryetari i kësaj Gjykate Bashkim Hyseni pas pranimit të çmimit, para të pranishmëve deklaroi se ky çmim i dedikohet të gjithë stafit të gjykatës së Ferizajt.

“Kjo reflekton më së miri angazhimin dhe përpjekjet tona në përditshmëri për të arritur që Gjykatat tona të jenë gjykata tërësisht të hapura për publikun, dhe që në rrugëtimin tonë të bëjmë që gjykatat kosovare të jenë në tërësi ekuivalente sa i përket transparencës me gjykatat e unionit evropian. Ky çmim i dedikohet të gjithë stafit, e në veçanti zyrës për informim që kanë qenë të përkushtuar çdo ditë maksimalisht që të arrihet ky standard i arritur”, deklaroi Hyseni.

Nga statistikat e publikuara me këtë rast lidhur me aktgjykimet e publikuara në ueb portalin gjyqësor, Gjykata Themelorë në Ferizaj, ka të publikuara 1.245 aktgjykime, ndërsa gjyqtari me më së shumti aktgjykime të publikuara është Fitore Daci – Krivanjeva po ashtu gjyqtare e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjatë kësaj konference, u tha se Gjykatat në tërësi deri në prill të vitit 2019 kanë publikuar 10.186 aktgjykime, ndërsa deri më 15 nëntor 2019 janë publikuar 6.611 aktgjykime apo 1.020 për muaj. Tri gjykatat të cilat prijnë më numrin e aktgjykimeve të publikuara janë: Gjykata Themelore e Ferizajt me 1.245; Gjykata e Apelit me 1.176, si dhe Gjykata Themelore në Prizren me 1.056.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)