23 Janar 2021

Gjykata shpall aktgjykim dënues për veprën penale vjedhja

Prizren, 26 nëntor – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.B., për shkak se: 

Me datë 23.06.2018, rreth orës 01:00, pas mesnate, në rrugën “W.W”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte ia merr pasurinë personit tjetër, në atë mënyrë që derisa makina e llojit “ VW Golf5”, pronë e të dëmtuarit N.B., e cila veturë po qëndronte e parkuar në parkingun e firmës së të dëmtuarit, i pandehuri B.B., duke shfrytëzuar kopjen e çelësit të të njëjtës veturë, të cilën e kishte kopjuar rreth një muaj para ditës kritike gjatë kohës sa e kishte pasur të marrë me qira të njëjtën veturë, e hap makinën në fjalë dhe me të njëjtën largohet nga vendi i ngjarjes. 

Kësodore ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 par.1 të KP-së. 

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka shqiptuar: 

Dënim me GJOBË në shumën prej 500 Euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 6 muajsh. 

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarit (në kuptim të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 800 (tetëqind) euro. 

Andaj, Gjykata të akuzuarit i ka shqiptuar denim UNIK me gjobë në shumën prej 1,300 (njëmijëetreqind) euro, të cilin dënim obligohet i akuzuari ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një (1) ditë burgim për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 (tridhjetë) eurove, dhe shumën prej  30 (tridhjetë) euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.




 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)