29 Mars 2024

Gjykata Kushtetuese mban seancë ndaj një rasti për shkelje të drejtave të njeriut

Prishtinë, 10 shkurt - Sot në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seanca dëgjimore publike, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa me numër të lëndës KI56/18, që për objekt të shqyrtimit kushtetues ka çështjen e “pamundësisë së parashtruesit të kërkesës, që birin e tij të ndjerë, i cili kishte vdekur në Suedi, ta regjistrojë në Regjistrin themeltar të të vdekurve në Kosovë”.

Në kërkesën e tij, parashtruesi i kërkesës pretendon se në rastin e birit të tij të ndjerë, vendimet e Komunës së Prishtinës, të Agjencisë së Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjykatave të rregullta në Kosovë, janë nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë dëgjimore publike janë ftuar për të marrë pjesë parashtruesi i kërkesës, përfaqësuesi i Agjencisë së Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe përfaqësuesi i sektorit të gjendjes civile në Drejtorinë e Administratës së Komunës së Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)