23 Prill 2024

Gjykata e Posaçme sot fillon intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Prishtinë, 14 janar - Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, do të fillojë sot në Hagë intervistimin e një numri të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, do të jetë i intervistuari i i parë i Gjykatës Speciale.

Remi ishte komandant në zonën e Llapit ndërsa paslufte ishte deputet nga PDK në parlamentin e Kosovës.

Ai udhetoi dje drejt Hages se bashku me Komandantin e zones se Drenices, Sami Lushtaku.

Mustafa i njohur si komandant Remi, ka thënë para mediave se ata janë të pafajshëm.

Ai ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’.

"Jam duke iu përgjigjur thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martit. Po shkoj në cilësinë e të intervistuarit. Normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Kom avokat vendor... ashtu qysh shkruan ju thashë, unë po shkoj t'i përgjigjem drejtësisë. Unë kam intervistë...Normalisht që ne jemi të pafajshëm… Ftesat janë normale pas gjithë propagandës dhe raportit që ka dalë, janë ftesa normale, që duhet të mbyllet një pretendim i hapur”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)