20 Prill 2024

Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK-së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Prishtinë, 17 shtator - Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), përkatësisht në kazermën 'Skënderbeu'  në Ferizaj, dje, ka filluar faza e dytë e trajnimit për pjesën e dytë të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në trajnim po marrin pjesë 340 pjesëtarë dhe trajnimi do zgjasë nëntë javë.

Rekrutët e rinj u priten nga eprori përgjegjës i QSB-së dhe komandantët e kompanive, të cilët  pasi iu uruan mirëseardhje i njoftuan me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Më pas, rekrutët të udhëhequr nga instruktorët e tyre filluan sistemimin në Qendrën për Stërvitje, për të vazhduar me pas me angazhimet e tyre ditore, si pajisjen me uniforma ushtarake dhe testimet fizike nga instruktorët e kësaj qendre.

Ceremonia e  certifikimit dhe betimit të gjeneratës së parë të rekrutëve për vitin 2019,  është  bërë më 09.08.2019, në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, ku me sukses arritën të certifikohen 337 rekrutë, prej tyre 52 të gjinisë femërore dhe 22 pjesëtarë nga radhët e komuniteteve joshumicë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)