19 Mars 2024

Gjeneral Rama në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës

Bruksel, 24 nëntor - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons të Belgjikës ku u takua me komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod Wolters.

Fillimisht, gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-së në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.

Gjithashtu, gjeneral Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së në të gjitha aspektet.

Ai e njoftoi gjeneralin Wolters për të arriturat e gjithmbarshme të FSK-së, procesin e tranzicionit, si dhe shkallën e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

Ndër të tjera, gjeneral Rama, ritheksoi se të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve te NATO-s në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me  forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërlidhur me këtë fakt, gjeneral Rama i shprehu gjeneralit Wolters, gatishmërinë për ofrimin e kapaciteteve të FSK-së për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse të Aleancës për të dhënë kontributin e saj në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme.

Nga ana e tij, gjenerali Wolters përgëzoi gjeneral Ramën si dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe kontributin e saj në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm në vend dhe rajon.

Ndër të tjera ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Të dy gjeneralët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të NATO-s përmes kapaciteteve të KFOR-it dhe mekanizmave tjerë të NATO-s me FSK-në përmes shkëmbimit të përvojave në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe profesionalizimit të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)