24 Prill 2024

Gjendet një person i zhdukur në Pejë

Pejë, 24 prill -  Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 22.04.2019, ka pranuar informatë nga ankuesi vëllai i viktimës, se me datën 20.04.2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht, pasi që është marrë përshkrimi i viktimës nga familjarët, për ta gjetur personin e paraqitur të zhdukur.

Pas një bashkëpunimi me të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur. I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia.

I njëjti pas intervistimit është kthyer në shtëpi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)