29 Mars 2024

Gjendet i vrar S.M, 57 vjeçar nga fshati Pogragj

Gjilan, 27 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:00 zyrtarët e stacionit policorë në Gjilan njoftohen nga ana e Spitalit Rajonal të Gjilanit se aty ishte sjell një person i plagosur si pasojë e gjuajtjes nga arma e zjarrit,viktima me njëherë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Më pastaj sipas policisë njësitet patrulluese të stacionit policor të Gjilanit janë informuar se në rrugën që lidh fshatin Pogragjë me fshatin Sllubicë fshatra të komunës së Gjilanit gjendet edhe një person tjetër që po ashtu besohet të jetë i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Njësitet policore si dhe ndihma e shpejtë me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes ku kanë gjetur personin S.M. i moshës 57 vjeçar nga fshati Pogragj ku ekipi i mjekëve ka konstatuar se ai nuk kishte shenja jete si pasojë e plagëve të marra me armë të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i hetimeve rajonale, njësiti  rajonal i teknikës kriminalistike si dhe prokurori i qarkut i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

"Nga hetimet e para besohet se motivet e këtij rasti të rëndë të jenë ngatërresat dhe problemet familjare që dy familjet i kanë pasur në mes veti kohëve të fundit. Njësitet rajonale të hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur si dëshmi materiale tri gëzhoja që besohet të jenë të armës së zjarrit revole të kalibrit 9 mm. Policia është në kërkim të të dyshuarit Q. B. 48 vjeçar banor i fshatit Pogragj fqinjë i viktimave i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Hetimet rreth rastit po i vazhdojnë njësitet Rajonale kundër krimit."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)