24 Prill 2024

Gjatë e ditëve të para të vitit 2020 prokuroria ndalon dhjetra persona

Prishtinë, 3 janar - Prokuroria e Shtetit në raportet ditore të dërguara mediave ka bërë të ditur se gjatë këtyre 3 ditëve të para të vitit 2020 ka ndaluar dhjetëra persona për vepra te ndryshme penale.

Prokurori njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe për të njëjtin ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) të  dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 2 janarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 2 janarit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 2 janarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një  (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 2 janarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 2 janarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona  të dyshuar.

Prokurori i Shtetit po ashtu ka noftuar se gjatë datës 1 janar nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 1 janarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 1 janarit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 1 janarit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të dyshuari për veprën penale “Grabitje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një  (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 1 janarit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)