31 Maj 2020

Gjatë ditës së marte prokuroritë themelore kanë ngritur 62 aktakuza

Prishtinë, 16 tetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar një (1) urdhëresë për bastisje në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës, me rastin e ndalimit të dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar, është konfiskuar një sasi e narkotikëve, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrimin e njëzetekatër (24) mjeteve (tiketa basti, tv, resiver, etj) të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit” .

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona, një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  nga neni 283 paragrafi 2 dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2.  Ndërsa një (1) person tjetër për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” nga neni 372.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar një (1) urdhëresë për bastisje në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës, me rastin e ndalimit të dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  Nga kjo bastisje e realizuar, është konfiskuar një sasi e narkotikëve, dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Kanosje”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë  (6) aktakuza  ndaj gjashtë (6) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.  Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë truporë”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Sulmi Seksual“ dhe “Ngacmimi“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.


Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 16:00)