25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 42 aktakuza

Prishtinë, 16 gusht - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”. Po ashtu, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur katër (4) aktakuza, ndaj  pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e  masës së paraburgimit kudër dy (2) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashte (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)