28 Mars 2024

Gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë kanë ngritur 90 aktakuza

Prishtinë, 29 janar - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave të pandehur. 
 
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katërmbëdhjetë (14) personave të dyshuar.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë  (17) personave për vepra të ndryshme penale. 
 
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave të pandehur.
 
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)