29 Mars 2024

Gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë kanë ngritur 31 aktakuza

Prishtinë, 8 gusht - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për masa të përkohshme, për sigurimin e pasurisë, për katër (4) persona të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur  shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, kujdestar  - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy (2) vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të pandehur, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)