24 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria ka ngritur 40 aktakuza kundër 43 personave

Prishtinë, 6 nëntor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se hënë ka ngritur gjithsej pesë (5) aktakuza ndaj shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve te fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre(3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit nga ngritur një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)