25 Qershor 2019

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza

Prishtinë, 11 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka kryer një bastisje në qytetin e Pejës, kundër lojërave të fatit ku ka sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”,  me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjithsej 10 aktakuza, kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme janë sekuestruar  gjatë një bastisje disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, ndaj trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “tentim dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 10 qershor 2019, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje” ndërsa njëri person është i ndaluar për shkak të veprës penale “Lajmërim i rrejshëm”. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale nga neni 185/1.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet L.K., dhe M.K., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, K.K., A.H., dhe B.H., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar personi me inicialet A.P., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, një (1) ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.K., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dhe një (1) ndaj personit me inicialet A.P., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ngacmimi”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
 

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale: “Sulmi”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, “Vjedhja e shërbimeve”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. 

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”,  me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Bastisjet:

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se është bërë një bastisje në qytetin e Pejës kundër lojërave të fatit. 

Sekuestrimet e përkohshme:

Gjatë një bastisje në qytetin e Pejës, janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona, për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda – ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej dymbëdhjetë (12)

aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, ku Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur

një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi,

kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa Departamenti Përgjithshëm ka ngritur

njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale: ‘’Vjedhja e

shërbimeve’’ dhe ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person për 48 orë, për veprën penale “ tentim dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktakuzat:

1. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Lëndim i lehte trupor”.

2. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale Vjedhje e shërbimeve komunale;

3. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale Dëmtim i pasurisë;

4. Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale Asgjësimi i fletëvotimeve.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje” ndërsa njëri person është i ndaluar për shkak të veprës penale “Lajmërim i rrejshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale nga neni 185/1.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)