25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 65 aktakuza kundër 96 personave

Prishtinë, 28 tetor - Prokurori  i  Shtetit ka njoftuar se gjatë  24  orëve  të  fundit janë ngritur gjashtëdhjetepesë(65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë  (96)  personave,  për  vepra  të ndryshme  penale,ndërsa, me urdhër  të prokurorit  të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë(5) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, kan daluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy  (2)  kërkesa për  caktimin  e  masës  së paraburgimit për dy  (2)  persona të dyshuar, sidhe  ka  ngritur trembëdhjetë  (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria  Themelore  në  Prizren, ka ngritur shtatë(7) aktakuza  kundër njëmbëdhjetë(11) personave, për  kryerjen  e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria  Themelore  në  Gjilan, me  urdhër  të  prokurorit  ka  ndaluar  një  (1)  person,  në  kohë zgjatje  prej  48  orëve,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një(1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore  në  Mitrovicë,ka  ngritur njëzetenjë(21)  aktakuza  kundër njëzetetre(23)  personave,  për  vepra  të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një(1) person tëdyshuar dhe ka ngritur pesë(5) aktakuza kundër shtatë(7) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)