28 Mars 2024

Gjatë 24 orëvë të fundit janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave

Prishtinë, 25 shkurt - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëvë të fundit janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një veture xhip i markës “Mitsubishi Pajero”, çelësin e veturës dhe dru të llojit “Pajë”, të pa damkosura dhe pa leje transporti, me dimenzione të ndryshme në sasi prej rreth 1.00 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së djeshme ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti dhe masës drusore, të cilat janë përfituar nga vepra penale “Vjedhje e pyllit” .Gjithashtu, gjatë të ditës se hënë, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur katër (4) aktakuza,  kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 24 shkurt 2020, në Gjilan, një grua është gjetur pa shenja jete dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me datë 23 Shkurt, një vajzë e mitur nga Ferizaj, aksidentalisht ka rënë në bunar Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të miturës është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)