19 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 157 aktakuza kundër 191 personave

Prishtinë, 26 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëqind e pesëdhjetë e shtatë (157) aktakuza kundër njëqind e nëntëdhjetë e një (191) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatave kompetente janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar një urdhëresë për autopsi, për trupin e pajetë, i cili është gjetur në banesën e tij në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale ‘Sulmi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur njëzet e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjet e një (31) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24-oreve të fundit, në një shtëpi në Pejë është gjetur një trup i pa jete i një shtetasi turk, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)