25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 131 aktakuza

Prishtinë, 30 korrik - Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetridhjetenjë aktakuza, kundër njëqindepesëdhjetekatër personave.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka bërë tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, për gjashtë persona, si ka ngritur pesëdhjetetri aktakuza, kundër pesëdhjetetetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza, kundër katërmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza, kundër  njëzetepesë personave. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëzet personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër njëmbëdhjetë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)