26 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 115 aktakuza kundër 131 personave

Prishtinë, 29 maj - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 115 aktakuza kundër 131 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 52 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë bërë 7 kërkesa  për caktimin e paraburgimit të 48 personave për 48 orë.

Po ashtu, nga prokuroritë themelore janë bërë 6 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar 30 persona për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontraband” me mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenit 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së, dhe dhënia e ryshfetit nga neni 429 të KPRK-së.  Po ashtu, Prokuroria Speciale ka marrë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona.  Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur gjithsej 19 aktakuza, ndaj 19 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë bërë dy (2) kërkesa për paraburgim për nëntë (9) persona. Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, për tetëmbëdhjetë (18) persona.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej 5 persona për 48 orë, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy të mitur për shkak të veprës penale “Lëndim i Rëndë”, po ashtu, lidhur për një rast të ndodhur në Vrellë të Istogut, ku ka humbur jetën një person nga shembja e murit, është hapur rasti për veprën penale “Hetim i Vdekjes”. Kurse në Departamentin e Përgjithshëm, janë ndaluar tre persona, dy për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”, kurse një tjetër për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 13 aktakuza, ndaj 13 personave të pandehur për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 (pesë) aktakuza,

ndaj 6 (gjashtë) personave, ka paraqitur 1 (kërkesë) për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka paraqitur 3 (tri) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 (tre) personave, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka ngritur 11 aktakuza, kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar 2 persona për 48 orë për veprat penale  ” Dhunë në Familje”, dhe “ Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengim i personave zyrtarë”.Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe aktvendim për fillimin e hetimeve për 8 persona për veprën penale “Pengim i personave zyrtarë” nga neni 401 KPRK.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim me një person për veprën penale nga neni 390 i KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 26 aktakuza për 26 persona për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “ nga neni 367/1, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 ,  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza ndaj tridhjetë e gjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim, dy prej tyre në Departamentin e Krimeve të Rënda,  ku janë sekuestruar:

•  një revole
•  dy gëzhoja,
•  13 gr. marihuanë  dhe
 •  700 euro para

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të veturës Audi 80.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
2.   
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar 30 persona për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontraband” me mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenit 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së, dhe dhënia e ryshfetit nga neni 429 të KPRK-së.  Po ashtu, kjo prokurori ka marrë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar 30 persona për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontraband” me mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenit 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së, dhe dhënia e ryshfetit nga neni 429 të KPRK-së.

Raste tjera me interes për publikun:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka marrë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve.

2.    Prokuroria Themelore Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjithsej tre (3) persona.  Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur gjithsej 19 aktakuza, ndaj 19 personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet A.B., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhunë në familje”, si dhe personin me inicialet E.Sh., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar personi me inicialet F.S., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.


Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjithsej 19 aktakuza, ndaj 19 personave.
3 aktakuza ndaj 3 personave, për veprën penale “Kanosja”;
3 aktakuza ndaj 3 personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
4 aktakuza ndaj 4 personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Mashtrimi”;
1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”;
1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”;
1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


3.    Prokuroria Themelore Prizren:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë bërë dy (2) kërkesa për paraburgim për nëntë (9) persona. Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, për tetëmbëdhjetë (18) persona.
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim për tetë (8) persona:

Katër nga ta janë personat me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A.,V.S.,V.S., dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.


Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, për tetëmbëdhjetë (18) persona për këto vepra penale:

Katër aktakuza kanë të bëjnë me dhunë në familje, përkatësisht për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Ndërsa, aktakuzat tjera lidhen me veprat penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Vjedhje e rëndë”, “Peshkimi i kundërligjshëm”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Vjedhja e shërbimeve”, “Vjedhje e rëndë” të KPRK-së.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së.

4.    Prokuroria Themelore Pejë:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej 5 persona për 48 orë, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy të mitur për shkak të veprës penale “Lëndim i Rëndë”, po ashtu, lidhur për një rast të ndodhur në Vrellë të Istogut, ku ka humbur jetën një person nga shembja e murit, është hapur rasti për veprën penale “Hetim i Vdekjes”.

Kurse në Departamentin e Përgjithshëm, janë ndaluar tre persona, dy për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”, kurse një tjetër për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 13 aktakuza, ndaj 13 personave të pandehur për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 13 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.

1. Aktakuzë për veprën penale nga neni 181
2. Aktakuzë për veprën penale nga neni 332
3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
4. Aktakuzë për veprën penale nga neni 393
5. Aktakuzë për veprën penale nga neni 390
6. Aktakuzë për veprën penale nga neni 378
7. Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
8. Aktakuzë për veprën penale nga neni 382/185
9. Aktakuzë për veprën penale nga neni 188/333
10. Aktakuzë për veprën penale nga neni 248
11. Aktakuzë për veprën penale nga neni 184
12. Aktakuzë për veprën penale nga neni 378
13. Aktakuzë për veprën penale nga neni 378

5.    Prokuroria Themelore Gjilan:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 (pesë) aktakuza,

ndaj 6 (gjashtë) personave, ka paraqitur 1 (kërkesë) për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka paraqitur 3 (tri) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 (tre) personave, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur 3 (tri) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 (tre) personave.  Departamenti për Krime të Rënda – ka paraqitur 1 (një) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit R.H., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Departamenti Përgjithshëm – ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi për shkak të veprave penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kontrabandim me mallra’’, ndërsa në rastin tjetër ndaj një personi me çrregullime psikike, është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në institucionin e psikiatrisë forenzike, për shkak të veprës penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Sekuestrimet e përkohshme:

Departamenti Përgjithshëm – ka paraqitur një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të 2 (dy) gjedheve, të cilat janë kontrabanduar nga Serbia, nga 1 (një) person nga komuna e Kamenicës.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm – ka ngritur 5 (pesë) aktakuza, ndaj 6 (gjashtë) personave, për këto vepra penale: ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’ dhe ‘’Ngacmimi seksual’’.

6.    Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka ngritur 11 aktakuza, kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar 2 persona për 48 orë për veprat penale  ” Dhunë në Familje”, dhe “ Sulmi”.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:
Me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar 2 persona për 48 orë. Një person për veprën penale “ Dhunë në Familje”, dhe një person tjetër për veprën penale” Sulmi”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, për 24 orë janë ngritur 11 aktakuza, për vepra te ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur dy aktakuza.

Aktakuzë kundër një personi, për veprat penale” Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 nën paragrafi 2.1 të KPRK-së dhe veprën penale “ Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 434 paragraf 1 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “ dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 9 aktakuza.
Aktakuzë kundër një personi për veprën penale “ Dhunë në Familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 paragraf 1 nën paragrafi. 1.4 të KPRK-së.

Tri (3) aktakuza  kundër 3 personave, për veprën penale “ vjedhja e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 nën paragrafi 1 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër një personi për veprën  penale “sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”  nga neni 410 parg.1 të KPRK-së,

Aktakuzë kundër një personi për veprën penale “kanosje”, nga neni 185 paragrafi 3 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër një personi për veprat penale “ dhuna në familje”, nga neni 248 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale” mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragraf 1 të KPRK-së.

Aktakuzë kundër një personi për veprën penale “ shantazh”, nga neni 341 paragraf 1 të KPRK-së.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengim i personave zyrtarë”.

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 KPRK. Po ashtu, janë ndaluar edhe gjashtë (6) persona për veprën penale “Pengim i personave zyrtarë” nga neni 401 KPRK.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe aktvendim për fillimin e hetimeve për 8 persona për veprën penale “Pengim i personave zyrtarë” nga neni 401 KPRK.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim me një person për veprën penale nga neni 390 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 26 aktakuza për 26 persona për vepra të ndryshme penale.

 1  aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Hyrje në sisteme kompjuterike” nga neni 339 KPRK;

 1  aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 KPRK;

 1  aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 KPRK;

 1  aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 KPRK;
11 aktakuza kundër 11 persona për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 314 KPRK;

11  aktakuza kundër 2 persona për veprën penale “Vjedhje pylli” nga neni 349 KPRK.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “ nga neni 367/1, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 ,  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza ndaj tridhjetë e gjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim, dy prej tyre në Departamentin e Krimeve të Rënda,  ku janë sekuestruar:
•  një revole
•  dy gëzhoja,
•  13 gr. marihuanë  dhe
 •  700 euro para
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të veturës Audi 80.

 Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda janë ndaluar tre (3) persona  për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “ nga neni 367/1, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë edhe dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim, dy prej tyre në Departamentin e Krimeve të Rënda,  ku janë sekuestruar:

      •  një revole
      •  dy gëzhoja,
      •   13 gr. marihuanë  dhe
       •  700 euro para

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të veturës Audi 80.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza ndaj tridhjetë e gjashtë personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)