25 Prill 2024

Gjatë 24 orëve prokuroritë themelore kanë ngritur 64 aktakuza

Prishtinë, 27 qershor - Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e katër (64) aktakuza, kundër tetëdhjetë e tre (83) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për sekuestrime të përkohshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, në Gjykatën kompetente në Prishtinë, me dyshimin se katër (4) persona, janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me ç’rast ka kërkuar sekuestrimin të:

- Gjashtë (6) automjeteve,

- Dhjetë (10) telefona mobil,

- Një (1) pistoletë, me dhjetë (10) fishekë, si dhe,

- Sende të tjera (patentë shofer, SIM kartela, kartelë bankare, pasaportë, qelësa të automjeteve, leje të qarkullimit, letërnjoftime, para të gatshme, qese najloni, ngjitës, rolle foli dhe dorëza pune).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Trafikimi me njerëz”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, pasi dyshohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjithashtu, prokurori kujdestar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe kontrollim të një veture “Rent a car”, me lokacion në Obiliq, pasi që dyshohet se me këtë veturë një (1) person ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e shtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Vrasja”, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu, nga kjo prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Kanosje ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale’’.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, ndaj dy (2) të dyshuarve për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, përkatësisht ndaj prokurorit të shtetit në Prokurorinë Themelore të Pejës. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

 Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ku një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Gjithashtu, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Minierat e Mineralet’’.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Sulmi seksual”, “Dhunë në familje”, “Sulmi”,  dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)