06 Prill 2020

Gjatë 24 orëve prokuroritë kanë ngritur 57 aktakuza kundër 75 personave

Prishtinë, 24 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetepesë (75) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur tetë  (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit“ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)