18 Prill 2024

Gjatë 24 orëve prokuroritë kanë ngritur 5 aktakuza kundër 71 personave

Prishtinë, 17 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur  pesëdhjetë (5) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, dyqindeshtatëdhjeteshtatë (277) veshmbathjeve të firmave të ndryshme dhe dhjetëra materiale për përpunimin e veshmbathjeve të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për dy trupat e pajetë të cilët janë gjetur në një liqen artificial në fshatin Milloshevë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndryshme, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim paraburgimi ndaj (2) personave për dy vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin  e dyqindeshtatëdhjeteshtatë (277) veshmbathjeve të firmave të ndryshme dhe dhjetëra materiale për përpunimin e veshmbathjeve të ndryshme. Katër (4) aktakuza janë ngritur, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë  (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)