07 Gusht 2020

Gjatë 24 orëve prokuroria ngrit 91 aktakuza kundër 130 personave

Prishtinë, 11 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2)  kërkesa  për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë  (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë  (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora