29 Mars 2024

GAP prezanton ngecjet e komunave në funksionalizimin e kiosqeve elektronike

Prishtinë, 14 gusht - Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin: “Ngecjet e komunave në funksionalizimin e kiosqeve elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative”.

Shërbimet administrative në nivel komunal janë të varura nga politikat e nivelit qendror. Mos krijimi i kushteve për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike kanë ndikuar edhe në organizimin dhe efikasitetin e punës nëpër komuna.

Madje komunat vlerësojnë se niveli qendror është më shumë pengues se sa lehtësues në racionalizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve administrative.

Kjo i ka shtyrë komunat që të ndërmarrin disa vetëiniciativa për racionalizimin e shërbimeve administrative. Iniciativa më e madhe e komunave në këtë drejtim është vendosja e kiosqeve elektronike.

Mbi gjysma e komunave të Kosovës kanë instaluar së paku një kioskë elektronike për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile.

 Përderisa numri i kiosqeve elektronike ka shkuar duke u rritur, edhe problemet që ndërlidhen me funksionimin e tyre janë shtuar.

Në këtë konferencën për media do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit mbi ngecjet në digjitalizimin e shërbimeve administrative dhe funksionalizimin e kiosqeve elektronike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)