03 Prill 2020

Gafurr Elshani ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë, 27 shkurt - Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së mori lajmin se në bisedë informative në cilësinë e dëshmitarit është ftuar Avokati Gafurr Elshani.

Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare, njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Gafurr Elshani është dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.