19 Prill 2024

FSK mirënjohëse ndaj Forcave Amerikane

Uashington, 1 tetor  - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), dje për herë të parë mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta, që është mbajtur në bazën e përbashkët të ushtrisë amerikane "Myer-Henderson Hall" në Uashington.

Gjatë kësaj ceremonie gjeneral Rama e uroi personalisht gjeneralin Milley, të cilit i dëshiroi suksese në mandatin e tij 4-vjeçar dhe i shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Pozita e shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta konsiderohet pozita me e lartë në strukturën e ushtrisë amerikane, ku gjeneral Mark Milley do të jetë këshilltari më i lartë i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe  i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për çështje që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Gjenerali Mark A. Milley është emëruar shefi i 20-të i Shtabit të Forcave të Përbashkëta, duke e zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford,  i cili për 4 vjet ka qëndruar në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)