20 Prill 2024

FSK merr pjesë në ushtrimin e përbashkët ndërkombëtarë në Gjermani

Prishtinë, 1 korrik - Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me partnerët ndërkombëtarë është duke marr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët KFOR 26, në Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky ushtrim që organizohet për çdo vit ka për qëllim përgatitjen e nevojshme të njësive me mision në kuadër të KFOR-it.

Kontingjenti i FSK-së, në këtë ushtrim po merr  pjesë me 12 pjesëtarë në detyra të specifikuara si: Shtabi i FSK-së, Njësia e EOD-së dhe MKAB-së.

Pjesëtarët janë akomoduar në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Hohenfels, e cila njëherësh  është  bazë  ku realizohen të gjitha trajnimet ndërkombëtare më fokus të veçantë Evropën.

Ushtrimi po zhvillohet në pesë faza: Arritja, Zbarkimi, Trajnimi, Ushtrimi dhe Rigjenerimi. Tani është duke u zhvilluar faza e tretë, ku njësitë e FSK-së, deri më tani kanë marrë pjesë në stërvitjet e organizuara nga homologët e njësive përkatëse kryesisht të ushtrisë amerikane (Stërvitje për njësitë e EOD-së dhe MKAB-së), ku nëpërmjet skenarëve kanë kryer të gjitha koordinimet dhe përgatitjet me qëllim që njësitë të jenë të gatshme për përmbushjen e misionit gjatë ekzekutimit të ushtrimit.

Gjithashtu, kontingjenti i FSK-së, përpos stërvitjeve në deminim dhe dekontaminim, kontribut të veçantë është duke dhënë edhe në fushën e informimit.

Në këtë ushtrim të përbashkët, njësitet përmes KFOR-it përgatiten për mision real në Kosovë.  Pjesëmarrës në këtë ushtrim janë nga: SHBA-ja, Shqipëria, Italia, Sllovenia, Romania, Armenia, Moldavia, Lituania.

Ushtrimi i Përbashkët KFOR 26 ka filluar të zhvillohet më 20 qershor 2019, me zbarkimin e kontingjentit të FSK-së në Hohenfels dhe do të përfundojë më 11 korrik 2019, ku pjesëtarët tanë do të kthehen në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)