28 Mars 2024

FSK merr pjesë në konferencën e 23-të të shefave të mbrojtjes „Karta e Adriatikut A5“

Durrës, 26 shtator  - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes „Karta e Adriatikut A5“, e cila u mbajtë në Durrës. Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të  Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell.

Kjo konferencë e cila u mbajt nga data 24 shtator 2019 deri më datë 26 shtator 2019, kishte  për qëllim që të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese por edhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë dhe EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërveprimin gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative rajonale është edhe mbështetja e shteteve që aspirojnë integrimin në NATO.

Gjenerali Rrahman Rama gjatë kësaj konference, pati rastin që t'ju drejtohet të gjithë pjesëmarrësve; duke theksuar në veçanti procesin e tranzicionit, si dhe të arriturat e FSK-së. Ai ndër të tjera shtoi se FSK-ja po vazhdon t’i ngritë kapacitetet e saj sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe se mbështetja e partnereve strategjikë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm. Për më tepër, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, tha: „FSK-ja si forcë e ndërtuar dhe e zhvilluar me standarde të NATO-s, është e gatshme që t’i marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga anëtarësimi në „Kartën e Adriatikut - A5“, për të  ndërvepruar dhe kontribuar me kapacitetet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë“.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës ka zhvilluar takime dypalëshe me zëvendëskomandantin e EUCOM-it, gjenerallejtënant Stephen Twitty, si dhe me kryesuesit e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë. Temë diskutimi gjatë këtyre takimeve  ka qenë avancimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, aktivitetet e përbashkëta trajnuese, por gjithashtu edhe ofrimi i kapaciteteve trajnuese të FSK-së për zhvillim profesional të kapaciteteve të partnereve tanë.

Gjeneral Rama, gjithashtu, i falënderoi të gjitha shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut A5, për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e partneritetit, i cili e ndihmon jo vetëm   Forcën e Sigurisë së Kosovës por të gjithë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)