24 Prill 2024

FSK me operacioni kërkimi për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Prishtinë, 26 gusht - Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes,  Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra  të  Forcës së Sigurisë  të Kosovës (FSK),  që nga dje në orët e pasdites, janë duke marrë pjesë në operacionin për kërkimin e një personi të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Specialistët e FSK-së, qysh mbrëmë nga ora 20:00 e  kohës lokale, kanë vazhduar  me  vlerësimin e situatës dhe kërkimin e personit  të zhdukur, deri në orët e vona të natës,  dhe sot  që nga orët e hershme të mëngjesit  janë duke vazhduar operacionin e kërkimit.

Pjesëtarët e FSK -së janë të  gatshëm  dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla.

Ata  janë  të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit të zhdukur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)