28 Mars 2024

FSK mbetet e përkushtuar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin profesional

Wiesbaden, 19  tetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 26-të vjetore të Shefave të Mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë. Në këtë  konferencë morën pjesë mbi 39 shefa të Mbrojtjes nga shtetet evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Wisbaden u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin Mark A. Milley dhe gjenerallejtënant Christopher  Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane për Evrope, si dhe me homologë të shumtë nga shtetet mike të Kosovës.

Konferenca e Shefave të Mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, kishte si temë: “Ndërveprueshmërinë në Evropë”. Me theks të veçantë  në konferencë   u diskutua  ndërveprueshmëria si  koncept si dhe aspektet e gatishmërisë në nivel kombëtar dhe në Aleancën Veri-Atlantike ( NATO) për t’u ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet në Evropë.

FSK- ja është dhe mbetet e përkushtuar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin  profesional në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe shtetet tjera partnere.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)