25 Prill 2024

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

Prishtinë, 2 shtator - Kampi veror ndërkombëtar i nënoficerëve, që ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 6 shtator 2019, këtë vit po mbahet në Kroaci. Pjesëmarrës në këtë kamp janë ushtarakët nga   vendet e NATO-s  dhe  nga vendet partnere.

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe  funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare.

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me dy nënoficerë: kapter Xhevat Llumnica dhe kapter Shpresa Gashi.

Ndërkaq, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit, i cili më  30 gusht 2019 ka ligjëruar temën: „Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese“.

Ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)