23 Korrik 2019

FSK analizon ushtrimin fushor “Ujku 02/19” të mbajtur në komunën e Rahovecit

Rahovec, 9 korrik - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit sot FSK dhe akterët tjerë pjesëmarrës në ushtrimi fushor “Ujku 02/19” të mbajtur në komunën e Rahovecit kanë bërë analizën e mbarëvajtjes së këtij ushtrimi.

Nënkolonel Astrit Haliti komandant i Batalinit të dytë në Istog, u shpreh se qëllimi i mbajtëse së ushtrimit fushor “Ujku 02/19”, është arritur falë angazhimit të gjithë akterëve që kanë qenë të përfshirë në ushtrim.

Gjatë këtij ushtrimi është parë gatishmëria edhe e komunës së Rahovecit për të reaguar në situata emergjente dhe akterëve tjerë siç janë: Kryqi i Kuq, vullnetar të Qendrës Rinore “SHL-Kosova”, Zjarrfikësit dhe QKMF-ja.
 
Hasan Përboqi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se ushtrime sikur ky i mbajtur me 25,26,27 Qershor në komunën e Rahovecit janë të mirëseardhura pasi që edhe ne i testojmë përgatitjet tona që kemi në nivel të komunës.

Ka qenë motive shtesë që të përgatitemi për këtë ushtrim pasi që për herë të parë është mbajtur një ushtrim i tillë në komunën e Rahovecit dhe se mund të them se ja kemi dalë mirë por që ka vend edhe për përmirësim dhe shpresoj që në të ardhmen të mbajmë ushtrime të tjera fushore së bashku me ushtarët e FSK-së dhe aty ku kemi pasur ngecje ti përmirësojmë.

Gjatë gjithë kohës sa është mbajtur ushtrimi fushor akterët që kanë marrë pjesë kanë qenë FSK-ja, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësia e zjarrfikëseve në Rahovec, Kryqi i Kuq, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe vullnetar të Qendrës Rinore “SHL-Kosova”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)