21 Maj 2019

Forca e Sigurisë do të vazhdojë të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Prishtinë, 19 nëntor - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ishte mysafirë i Panelit të Forumit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Hajrit Sajjan me tematikën "Parimet e Vankuverit dhe Misionet Paqeruajtëse“.

Në këtë kuadër komandanti i FSK-së gjeneral Rama theksoi suksesin e misionit ndërkombëtar në Kosovë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve vendore të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë ofrues i sigurisë në të ardhmen.

 Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, u takua me homologun e tij nga Kanadaja, gjeneralin Jonathan Vance, shef i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me të cilin diskutuan për  mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

 Komandanti i FSK-s, gjithashtu e njoftoi homologun e tij edhe me procesin e tranzicionit dhe ndryshimin e mandatit të FSK-së.

 Gjeneral Rrahman Rama është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Suedisë, gjeneralin Micael Bydén, ku diskutuan lidhur me progresin e FSK-së, kontributin e Suedisë në NALT, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në) si dhe vazhdimin e një bashkëpunimi më dinamik në të ardhmen në mes të dy forcave.

 Gjatë punimeve të forumit, komandanti i FSK-së gjeneral Rama ka biseduar edhe me  kryeshefin e shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Joseph F. Dunford,  në pritjen e organizuar nga shefi i Mbrojtjes së Kanadasë me rastin e Forumit Ndërkombëtar. Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama falënderoi gjeneralin Dunford për mbështetjen e vazhdueshme si dhe për marrëdhëniet e veçanta që ka Kosova me SHBA-të.

 Komandanti i FSK-së i ka siguruar homologët që Forca e Sigurisë do të vazhdojë të jetë institucioni më i besueshëm në vend  dhe se gjithë-përfshirja dhe profesionalizmi do të jenë rrugëtimi i suksesit. Forca do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallime, edhe përkundër vështirësive dhe presioneve që po vijnë nga jashtë Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)