20 Prill 2024

Fitzgerald të enjten viziton Kosovën

Prishtinë, 16 mars - Admirali Mark Fitzgerald, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës-Napoli, do të vizitojë Shtabin Qendror të KFOR-it të enjten, më 19 mars 2010.

 

Pas takimit informues me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Markus Bentler, të dy Komandantët do të mbajnë konferencë për media, duke filluar që nga ora 13:00.
 
Komanda e Forcave të Përbashkëta të Aleancës-Napoli (KFP Napoli/JFC Naples) është komandë ushtarke e NATO-s. Komandanti i KFP-Napoli i raporton Komandantit Suprem të Aleancës për Europë (SACEUR) pranë Shtabit Qendror Suprem të Forcave të Alenacës-Evropë, në Casteau, të Belgjkës.
 
Si Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës-Napoli, Admirali Fitzgerald aktualisht mban përgjegjësinë operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Këtë detyrë ai e mori më 30 Nëntor 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)